Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi kanë marshuar në Tiranë lidhur me projektin për investim në Zvërnec të Vlorës.
Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar qytetarët kërkuan anulimin e projektit, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.
Protestuesit kanë paraqitur pesë pika për qeverinë: Dorëheqjen e kryeministrit; Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë; Shfuqizimin e Paketës së Maleve; Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura; Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Grumbullimi i qytetarëve u bë sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme.
Thirrjet e forta në potestë sërish nuk munguan; “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”!
