Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas gati më shumë se 5 orë e 30 minuta.

Pas daljes së tij nga së tij nga ambientet e SPAK, Tare nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat, por është larguar i heshtur.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar zyrtarisht Igli Tares se është vënë nën hetim në kuadër të dosjes “Balluku”.

Më herët për Balkanweb se ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar akuza për pastrim parash.

Hetimet ndaj Tares po zhvillohen në kuadër të dosjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.