📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1775807969 delinaibrahimaj 650x380

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” do të hapë zyrtarisht dyert për bizneset shqiptare nga data 1 korrik.

Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj bëri të ditur se programi synon të mbështesë sipërmarrjen në të gjitha qarqet e vendit.

“Programi do të jetë i hapur nga 1 korriku dhe është shumë e rëndësishme që bizneset të informohen mbi mundësitë dhe potencialin që kanë për t’u financuar nëpërmjet këtij instrumenti”, u shpreh ministrja.

Ministrja informoi se programi është mundësuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, e cila ka vënë në dispozicion një fond prej 250 milionë eurosh, ndërsa qeveria shqiptare ka shtuar një garanci sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit për bizneset.

Sipas Ibrahimajt, kjo skemë do të mundësojë kredi me norma interesi nga 2 deri në 3%, në varësi të nivelit të riskut, duke synuar rritjen e aksesit në financim për bizneset e vogla dhe të mesme (SME).

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights