Kryeministri Edi Rama i cilësoi reagimet e fundit, siç janë protestat dhe qëndrimet e ditëve të fundit mbi projektin për Zvërnecin, luftë hibride. Ai tha se do të marrë fund kjo luftë.
Edi Rama:
Kush nuk ka kuptuar nuk ka për të kuptuar as me fjalën e agjencive ligjzbatuese. Dihet botërisht, sepse për këtë jemi të respektuar edhe brenda NATO-s, kemi një nga mbrojtjet më të forta kundër terrorit kibernetik dhe kemi një pasqyrë të plotë se nga vijnë e nga shkojnë, por ky është territor i terrorit kibernetik që ka ardhur edhe në vendin tonë.
Janë të panumërta burimet që kanë nxjerrë studime se si vendet kundër BE organizojnë e nxisin situata të kësaj natyre, sidomos duke përdorur mjedisin sepse është një çështje e ndjeshme.
Edi Rama:
Nuk të përgjigjem sepse ndryshe do akuzohem si një njeri që nuk respekton mediat. Kjo nuk është pyetje, kësaj pyetje i mungon çdo lloj epike. E di shumë mirë që ata që protestojnë janë shqiptarë. Nuk u përgjigja ndaj tyre, por ndaj atyre që kërkojnë dorëheqjen time pa kushte dhe thonë se nuk ka një ftesë nga ana ime për dialog. E kam me ata që janë pjesë e turmës dhe nuk dalin në bulevard të kërkojnë dorëheqjen time. Sa i përket burgut, kjo merito vetëm një koment, koha kur njerëzve u tregohej burgu nëpër rrugë, e kemi lënë shumë pas dhe jam njeriu që kam udhëhequr me krenari betejën e shqiptarëve duke i hapur rrugë reformës në drejtësi e duke i dhënë jetë një strukture të pavarur nga unë dhe bën punë n në shërbim të drejtësisë. Kjo është prap pjesë e spekulimeve dhe manipulimeve por sme bëjnë përshtypje fare sepse është film i vjetër me të njëjtin fund. Ata që i shkojnë pas honxho bonxhove nëndritarsit profesionistëm janë njëlloj si ata që shkojnë të shohin një fund të njejtë
Ndërkohë ai u ndal dhe mori shembull Malin e Zi, sa i takon turizmit.
Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe protestuesve të cilët i kërkojnë dorëheqjen, duke deklaruar se është votuar nga 800 mijë shqiptarë vitin e kaluar.
Nuk ishte e paralajmëruar! Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë. Ai komentoi çështjen e pronësisë në Zvërnec, si dhe ndërhyrjen e SPAK.
