📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 06 02 115923 696x376

Në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, sot pati diskutime lidhur me udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për trajtimin hormonal në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për transgjinorët.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e cilësoi udhëzimin si të paligjshëm dhe kërkoi që çështja të trajtohet me urgjencë në Kuvend.

Sipas Shehut, dokumenti ngre shqetësime serioze për mënyrën e zbatimit dhe pasojat që mund të ketë te të rinjtë. Shehu kërkoi që ministrja e Shëndetësisë të thirret për raportim dhe të japë sqarime në lidhje me përmbajtjen e udhëzimit.

“Jemi përpara një gjendjeje të jashtëzakonshme që lidhet me sistemin shëndetësor shqiptar. Ka një dokument të paligjshëm, kriminal, piratësh e skuthash, të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për përdorimin hormonal të ndryshimit të seksit, duke filluar nga mosha 14 vjeç. Një skandal në kundërshtim me natyrën njerëzore dhe me gjininë. Është i paligjshëm. Është diskriminues, pasi është vetëm për këtë pjesë të popullsisë. Kemi të bëjmë me një orientim seksual apo patologji”, tha Shehu.

Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi kundërshtoi kërkesën e opozitës, duke deklaruar se debati po zhvillohet mbi interpretime të gabuara të dokumentit dhe se nuk ka vend për akuza të pabazuara ndaj Ministrisë së Shëndetësisë.

“Nëse doni të kuptoni se çfarë ka ndodhur realisht, duhet të ndryshoni qasjen. Na kurseni kohën. Ministren nuk do ta thërrasim këtu. Ka një normë dhe një element që ka të bëjë me faktin se, nëse doni të sillni ministren për të bërë teatër, duke mbajtur fjalime, ju doni të bëni teatër me ministren”, u shpreh Shalsi.

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu kërkoi që diskutimi të mbështetet në argumente profesionale dhe jo në dezinformim.

Sipas Spahiut, udhëzimi nuk parashikon trajtime për fëmijë 14-vjeçarë, siç është pretenduar. Spahiu tha se dokumenti synon të vendosë standarde profesionale për trajtimet hormonale, në përputhje me rekomandimet e specialistëve dhe protokollet ndërkombëtare.

“Për fatin tonë, në këtë komision kemi një numër të konsiderueshëm mjekësh. U trajtua udhëzimi që ka dalë. Nëse dikush e ka lexuar udhëzimin, a ka parë aty ndonjë moshë fëmije 14 vjeç? Ju e dini që këta njerëz e marrin terapinë në mënyrë joprofesionale dhe jo të rekomanduar nga endokrinologu. Po kërkohet që profesorët e endokrinologjisë, bazuar edhe në protokollet ndërkombëtare, të kërkojnë që ajo që po ndodh në mënyrë joprofesionale të ketë një udhëzim, që të mos marrë në qafë ata njerëz mbi 18 vjeç”, tha Spahiu.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights