Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Aurel Boriçin dhe dy ish-zyrtarët e IMT, Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi.
Ndërkohë u dënuan me 9 muaj burg, për falsifikim, Shyqyri Maloku, si dhe 6 muaj Aleksandra Mahmutllari, që sipas gjykatës konvertohet në “punë në interes publik”.
Sipas Gjykatës Prokuroria nuk arriti që të provojë akuzën ndaj të dyshuarve në lidhje me këtë çështje.
