Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mesazh ngushëllimi për tragjedinë nga shpërthimi në minierën në Turqinë Veriore

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka shprehur sot dhimbjen nëpërmjet një mesazhi ngushëllimi për tragjedinë nga shpërthimi në minierën në Turqinë Veriore

 

“Një lajm i trishtuar nga Turqia.

Nga njoftimet e deritanishme 28 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi në një minierë në Bartin në Turqinë Veriore dhe për dhjetëra të tjerë ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet.

Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave dhe gjetshin forcën dhe kurajon të përballojnë dhimbjen për humbjen e njerëzve të tyre të dashur prej tragjedisë.

I shpreh solidaritetin popullit turk, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, mikut dhe kolegut z. Mustafa Sentop.”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights