📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
ZX4AOKXC25IBRMZJDOHV7GX2DA 696x464

Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot pak orë përpara një proteste të madhe studentore që pritet të mbahet në Beograd.

Në një njoftim të shkurtër të publikuar në orën 04:15, operatori shtetëror hekurudhor ”Srbija Voz” bëri të ditur se qarkullimi i trenave do të ndërpritej përkohësisht në të gjithë vendin.

Kompania nuk dha asnjë shpjegim për këtë vendim.

Edhe një punonjës i hekurudhës në sportelin e biletave në qytetin verior kufitar të Subotica nuk ishte në gjendje të jepte arsye për pezullimin.

Qeveria serbe ka ndërprerë edhe më parë trafikun hekurudhor përpara protestave studentore.

Demonstratat janë pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash që nisi pas shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, aksident që shkaktoi vdekjen e 16 personave.

Studentët universitarë janë bërë forca kryesore e protestave, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Ata akuzojnë autoritetet për neglizhencë dhe korrupsion lidhur me tragjedinë.

Sipas organizatorëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut, autoritetet kanë reaguar me masa të ashpra ndaj protestuesve, përfshirë arrestime të organizatorëve dhe mbështetësve të lëvizjes.

Në dy raste të mëparshme, në mars dhe qershor të vitit të kaluar, autoritetet e justifikuan pezullimin e trenave me “kërcënime anonime për bomba”.

Megjithatë, vëzhguesit besonin se masa synonte të pengonte mbërritjen në kryeqytet të protestuesve nga pjesë të tjera të vendit për t’iu bashkuar tubimeve masive.

Organizatorët presin që protesta e sotme në sheshin ”Slavija”, në qendër të Beogradit, të tërheqë dhjetëra mijëra pjesëmarrës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights