Këngëtarja Eni Koçi është bërë nënë për herë të parë me partnerin e saj Genc Prelvukaj, gjithashtu këngëtar. Lajmin e kanë bërë të ditur vet artistët me anë të në postimi në Instagram.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”, thuhet në njoftim.

 

Rikujtojmë se Genci dhe Eni ka vite që janë së bashku.

 

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë.

I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë”, shkruan Genc Prelvukaj.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights