📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Dinzaur 1024x574

Ky skelet gjigant i ekspozuar këto ditë në muzeun e Bangkokut në Tailandë besohet se është më i madhi i gjetur ndonjeherë në Azinë Juglindore.

Nisur nga madhësia e shtrave, shkencëtarët besojnë se i përket një dinosauri me përmasa të jashtëzakonshme, plot 27 metra të gjatë, me një peshë prej 27 tonë e barabartë me nëntë elefantë të rritur.

Ka jetuar 120 milionë vite më parë, peshon të paktën 10 tonë më shumë se dinosauri i famshëm Diplodokus, por mbetet më i vogël se titanët e Amerikës së Jugut, si Patago-titani që arrinte në 60 tonë.

Kjo specie e re u zbulua në provincën verilindore të Çajafumit, ku banorët vendas diktuan fosilet në buzë të një rezervuari uji.

Studimi mbi këtë zbulim të jashtëzakonshëm u publikua në revistën prestigjioze shkencore “Scientific Reports” të grupit “Nature”, duke hedhur dritë mbi epokën e artë të gjigantëve që jetuan 113 milionë vite më parë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights