Të gjithë jemi të njohur me syzet inteligjente, por a mund të shkojë teknologjia e pajisjeve një hap më tej me një lente kontakti inteligjente?
XPANCEO me seli në Dubai është një nga kompanitë teknologjike që po zhvillon një prototip. Ata thonë se mund të ofrojë gjithçka, nga GPS-i deri te realiteti.
Kompania, thotë se një version i lenteve mund të jetë gati për t’u blerë në dyqane në vitin 2030.
Lentet inteligjente të kontaktit janë lente të teknologjisë së lartë që shkojnë përtej korrigjimit tradicional të shikimit.
Ato përfshijnë komponentë të vegjël pa tel si mikroçipa dhe sensorë që u lejojnë atyre të monitorojnë shëndetin, të mbledhin të dhëna ose të shfaqin informacion direkt në fushën e shikimit të individit.
Lentet inteligjente të kontaktit kanë potencialin për një gamë të gjerë përdorimesh, nga kujdesi shëndetësor deri te komunikimi, por ato ende nuk janë gjerësisht të disponueshme për përdorim të përgjithshëm.
Si funksionojnë lentet e kontaktit inteligjente?
Ashtu si lentet tradicionale të kontaktit, lentet inteligjente të kontaktit vendosen në sipërfaqen e syrit.
Por ndryshe nga lentet e zakonshme të kontaktit, ato përmbajnë komponentë të vegjël që i përgjigjen ndryshimeve në sy, si dhe perceptojne gjërat nga mjedisi.
Kërkimet e vazhdueshme tregojnë për mundësi edhe më të mëdha në të ardhmen.
Duke ndjekur faktorët kryesorë në sipërfaqen e syrit, këto lente inteligjente një ditë mund të mbështesin monitorimin e personalizuar të shëndetit dhe më gjerë.
