Një studim i fundit zbulon dallime të mëdha mes sistemit imunitar të grave dhe burrave.
Gratë rezultojnë me mbrojtje më reaktive ndaj infeksioneve, por edhe më të rrezikuara nga sëmundjet autoimune.
Sistemi imunitar është i ndryshëm mes gjinive. Janë rreth një mijë çelësa gjenetikë që ndikojnë në rregullimin e qelizave imuntare mashkullore ndryshe nga ato femërore, duke i bërë këto të fundit më reaktive dhe me më shumë tendencë për tu prekur nga procese inflamatore.
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore The American Journal Of Human Genetics dhe i drejtuar nga Instituti Garvan dhe Universiteti i Wells, është segmentuar dhe studiuar ADN i mbi 1.25 mln qelizave imunitare në gjakun e rreth një mijë individëve të shëndetshëm.
Harta shpejgon në mënyrë të qartë se grate janë shumë më tepër të prekshme nga sëmundjet autoimune, në të cilat mbrojtja imunitare sulmon vetë organizmin.
Sipas të dhënave, ndryshimet janë të mëdha mes dy gjinive.
Tek meshkujt ka më shumë monocite, rruaza të bardha që krijojnë lindjen e parë te mbrojtjes dhe aktiviteti i tyre gjenetik është me i përqëndruar në mbajtjen qelizore bazë mbi sintezën e proteinave të reja.
Ndërsa gratë kanë nivele më të larta të linfociteve B dhe T, që garantojnë mbrojtje më efikase kundër patogjenëve tashmë të njohur nga organizmi, dhe aktiviteti gjenetik është fort i orientuar kundrejt inflamacioneve.
Pra gratë kanë një sisitem imunitar më reaktiv, në mënyrë konstante në gjendje alarmi.
