Kryeministri Rama nga Përmeti u shpreh optimist për përmirësimin e kushteve ekonomike në vendin tonë.

Rama: Si nuk bëhet ky vend nëse ne sot punojmë dyfishin e tokës në krahasim me 6 vite para. Ne sot eksportojmë 1 dhe importojmë 3, ndërkohë që disa vite më parë importonim 9.

Edhe në një periudhë aq të vështirë sa periudha e pandemisë eksportet tona bujqësore kanë vijuar të rriten.

Fakti që importet kanë vazhduar të ulen tregon që në tregun vendas ka gjithmonë e më shumë prodhim vendas.

Prodhimi nuk del më rrugëve sot për tu shitur por shkon në pikat e grumbullimit dhe përpunimit.

Pikat e grumbullimit nuk lënë mallin të dalë dhe të shitet në rrugë. Ka raste që shikojmë fermerë që nxjerrin mollë dhe i hedhin duke u ankuar që shteti nuk bëri të tijën.

Do të ishte e vërtetë kjo në rast se jo më shumë se 100 km më tutje nuk do kishim eksportet më të suksesshme bujqësore të mollëve dhe qershive.

Në të njëjtin vend që quhet Shqipëri, njëri del dhe i hedh në rrugë se thotë s’mi ble njeri, tjetri i shet jashtë.

Pse?

Sepse i pari nuk është informuar që ajo lloj molle nuk funksionon, duhet ndërruar. Që atë lloj qershie nuk e merr tregu.

Dhe në rast se funksionon nuk funksionon tek pullë, por duke u bashkuar. Janë eksperienca që na bëjnë të besojmë se ne do ta çojmë brenda kësaj dekade eksportin bujqësor shumë më lart se sa e kemi sot.

Zgjedhja jonë është të besojmë te gurët që kemi vënë në themele të cilat nuk po dobësohen, por po forcohet. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për ta bërë këtë vend përveç punës dhe durimit.

E di që durimi është një mall që gjendjet gjithnjë e me më shumë vështirësi, por nuk ka asnjë shkop magjik përveç të vërtetës dhe punës. Puna e bërë flet vetë dhe flet shumë mirë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights