Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se opozita do të solidarizohet me grevën që ka lajmëruar nesër sindikata e pedagogëve.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se opozita nesër në Kuvend do të ketë në krye të axhendës sulmin që Rama i ka bërë trupës universitare.

 

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur elitën kombëtare e cila është nën një sulm amoral të paimagjinueshëm. Lëvizja e tyre është sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë të drejtë. Po të ishte lëvizje e jona do e thonim me krenari.

Ajo është lëvizje e sindikatave. U them socialistëve aty që ne do mbështesim çdo kauzë të drejtë.

Universitetet janë pasuri kombëtare, nuk janë sarajet e Surrelit.

Nesër Parlamenti ka axhendën e vet, por kryeaxhendë duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij sulmi të shpëlarë ndaj tyre.

Nuk e imagjinoni dot se çfarë ndërhyrjesh terrori bëhen për ti përçarë.

Nesër ata kanë thirrur grevë të përgjithshme. Ne solidarizohemi plotësisht dhe e mbështesim këtë grevë”, tha Berisha.

Sipas tij “sot kam takim me kryetarët e degëve të Tiranës me të cilët 2 janë çështjet që diskutojmë: Primaret dhe protestën. Sindikatat kanë protestën e tyre, ne do të mbushim rrugët.

Nuk mund të vazhdojmë kështu kur shohim shqiptarët çdo ditë që përzihen nga vendi i tyre”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights