📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 05 08 at 09.30.44 1024x781

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, prezantoi në Milano strategjinë kombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, me fokus onkologjinë, gjatë Kongresit të Parë  të Inteligjencës Artificiale në Onkologji, organizuar nga Shoqata Europiane për Inteligjencën Artificiale dhe Kërkimin Shkencor për Tumorin, e drejtuar nga mjekja shqiptare Arsela Prelaj.

Në fjalën e saj, ministrja Sala vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në avancimin e shkencës dhe në mbështetjen e reformave të shëndetësisë në Shqipëri, veçanërisht në fushën e onkologjisë dhe inovacionit teknologjik.

“Jam shumë krenare sepse presidentja e Shoqatës organizuese të Kongresit është një mjeke onkologe shqiptare, pjesë e diasporës. E asaj diaspore që po na ndihmon aktivisht në përmirësimin e sistemit onkologjik në Shqipëri, që nga Instituti i Onkologjisë, tek qendrat rajonale të onkologjisë dhe Rrjeti Shqiptar i Onkologjisë”, u shpreh ajo.

Ministrja Sala theksoi se gjatë pjesëmarrjes në këtë kongres është prezantuar strategjia e qeverisë shqiptare për inteligjencën artificiale, inovacionin dhe digjitalizimin në shëndetësi, me fokus të veçantë shërbimin onkologjik, një prioritet i rëndësishëm në transformimin e sistemit shëndetësor në vend.

“Po punojmë me intensitet për ndërthurjen e sistemeve digjitale, për përmirësimin e teknologjisë, si dhe për implementimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi. Shqipëria është një vend i vogël ku po ndërthurim teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, duke krijuar një model në rang kombëtar”, tha ajo.

Ministrja Sala nënvizoi se ky transformim përbën një mundësi të rëndësishme për krijimin e një modeli të integruar kombëtar, i cili mund të shërbejë si praktikë e suksesshme edhe për vende të tjera.

Kongresi dyditor i Inteligjencës Artificiale në Onkologji, i organizuar nga Shoqata Europiane për Inteligjencën Artificiale dhe Kërkimin Shkencor për Tumorin, e drejtuar nga mjekja shqiptare Arsela Prelaj mblodhi në Milano ekspertë, studiues, mjekë dhe përfaqësues institucionesh nga vende të ndryshme të botës, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në përdorimin e inteligjencës artificiale në diagnostikimin, trajtimin dhe kërkimin shkencor në onkologji.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights