Një 66-vjeçar u vra me armë zjarri në Qafë-Gjashtë të Sarandës. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal që ishte në pronësi të viktimës Rexhep Ismaili, i cili ndodhej në tavolinë bashkë me persona të tjerë.
Dyshohet se Rexhep Ismaili ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt grupit të personave me të cilët u konfliktua, por kundërpërgjigjja ishte e menjëhershme. Lulzim Tabaku qëlloi me një plumb në kokë Rexhep Ismailin, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.
Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit, me anë të të cilave është identifikuar edhe personi që u plagos dhe vijon puna për kapjen e tij.
Policia ka ngritur pika kontrolli në Qafë-Gjatë dhe në çdo hyrje-dalje të Sarandës, për të rënë në gjurmët e Tabakut dhe të personave të tjerë që shkuan në lokal me të, ndërsa burime bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat disa persona që ndodheshin në lokal në çastin kur ndodhi konflikti i armatosur.
