📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
4c86bca6 aec5 4ae0 8d7f b1f2af42c2df 696x464

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh dhe nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian deklaroi sot se, Shqipëria ndodhet në fazë vendimtare të procesit të integrimit europian dhe më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, në mbledhjen periodike të KKIE, Balla vlerësoi progresin e arritur në procesin e negociatave me BE-në, duke nënvizuar se hapja e të gjithë grupkapitujve brenda një periudhe të shkurtër kohore përfaqëson një arritje historike për vendin.

Ai theksoi se, mbështetja e gjerë e qytetarëve shqiptarë për integrimin europian është një dëshmi e qartë e orientimit strategjik të Shqipërisë dhe e konsensusit kombëtar për të ardhmen europiane të vendit.

Balla u ndal edhe te miratimi nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian i raportit për Shqipërinë 2025, duke e cilësuar atë si një sinjal të fortë mbështetjeje nga institucionet europiane për progresin e reformave dhe ritmin e negociatave.

Sipas tij, reformat në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe forcimi i institucioneve demokratike kanë rritur besueshmërinë e Shqipërisë në sytë e partnerëve europianë.

Në përfundim, kryetari i grupit parlamentar të PS theksoi se, objektivi për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 duhet të mbetet një angazhim i përbashkët politik dhe institucional, duke bërë thirrje për ruajtjen e ritmit të reformave dhe bashkëpunim të gjerë në funksion të integrimit europian të Shqipërisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights