Kreu i PD-së Sali Berisha ka dhënë sërish sot mbështetjen për protestën e pedagogëve dhe i kërkoi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve.
Ai theksoi se PD po përgatitet intesivisht për protesta.
“Për rroga, për autonomi, për kërkimin shkencor dhe subvencionimin e studentëve. I kërkoj Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve.
Ajo nuk është grevë e PD-së është grevë e sindikatave, por PD si një forcë politike që mbështet çdo kauzë të drejtë, do bëjë gjithçka për prevalimin e kërkesave të tyre. përshëndetje të përzemërt gjithë pedagogëve, studentëve protestues dhe i garantoj se do jenë fitues.
PD po i përgatit siç u bë mbledhja dhe u dhanë udhëzimet për një përgatitje intensive dhe ndërkohë do vazhdojnë takimet me partnerët, me aleatët, me frontin për shpëtimin e Shqipërisë dhe asnjë diskutim që PD do jetë në protestë, në protestë, në protestë”, tha Berisha.
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur jashtë parlamentit për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.
“Policia gjithnjë gënjen, siç tha për Klodian Rashën. Prisni kur të na thonë se në një pellg ishte një revole.
E kanë ndjekur, pse nuk paraqiti dokumentin, në një distancë të gjatë shumë.
E kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë shtazërisht me të dhe burimi thotë se në komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur.
Nuk kanë marrë autoambulancë, nuk kanë thirrur autoambulancë, nuk e kanë çuar në spital, por de fakto në morg.
Gjithçka tregon se është dora kriminale e vrasësve me uniformë që i morën shpirtin një 32-vjeçare.
Kishte 1000 mënyra të tjera për t’u sjellë ndaj atij të riu”, tha Berisha.

