Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Otllakut te qarkut Berat.
Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motori Ardian Azemi, rreth 60 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një makine në rrugën kryesore Berat- Otllak.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që policia te sqaroje shkakun e aksidentit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çuan në këtë aksident fatal.
