⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 53

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar sot, 30 prill, një takim në Korçë, në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku mblodhi drejtuesit e kësaj drejtorie, shefat e komisariateve dhe shefat e sektorëve.

Gjatë takimit që zgjati rreth 1 orë, u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat përkatëse nga Hita.

Mësohet po ashtu se porositë e kryepolicit lidhen me goditjen e rasteve të kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe me evidentimin e personave të përfshirë në grupe kriminale.

Një tjetër porosi lidhet me armëmbajtjen pa leje, si edhe me shtimin e kontrolleve, veçanërisht në institucionet arsimore dhe më gjerë, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Kujtojmë se Hita mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 30 mars, pas garës me 13 kandidatë të tjerë, në një proces relativisht të gjatë dhe tejet selektiv.

Hita, ka qenë drejtorisë i policisë Fier dhe është një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e Policisë së Shtetit, me një karrierë të ndërtuar në disa nga qarqet më të rëndësishme të vendit dhe në struktura që lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit publik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights