Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 14 5 1024x577

“Deri një dekadë më parë ishte në buzë të falimentit dhe mbahej gjallë nga borxhet. Sot historia është krejt ndryshe, energjia përcakton fuqinë tonë dhe sigurinë tonë energjetike. Shqipëria ka zgjedhur që të kalojë në një proces mjaft të dhimbshëm energjetik.

Gjithkush paguan atë që i takon, ndërkohë që ne investojmë për të diversifikuar portofolin tonë. Të arrijmë shumë shpejt që brenda këtij mandati të arrijmë në importin e energjisë neto 100% të pastër.

Sot ne vijmë nga veriu, ku jo shumë kohë më parë prezantuam një investim të energjisë së erës nga SHBA. Ajo që sot ishte një aset i vetëm në Vlorë, po bëhet një portë, që nuk kemi mundur ta përdorim, për shkak të mënyrës së gabuar të përdorimit të parave të shqiptarëve.

Do t’i japë Shqipërisë pozitën e një qendre energjetike. Kemi sot një marrëveshje të jashtëzakonshme që do të sjellë më pas një investim shumë të madh dhe një marrëveshje shumë të madhe energjetike. Duke e pozicionuar Shqipërinë si ndërlidhës dhe ndikon në sigurinë energjetike të fqinjëve. Kjo na bën që të ndihemi shumë të nderuar.

Marrëveshja përcjell një mesazh shumë të qartë, që vendet e vogla mund të marrin sfida. Mesazhi i sotëm nuk mund të jetë më i qartë se kaq, kur vjen fjala për energjinë me nevojën jetike për liri dhe demokraci. Për ta përmbyllur dua të theksoj edhe një herë rëndësinë e kësaj marrëveshjeje. Dua të përgëzoj ekipin tonë për realizimin e jashtëzakonshëm për këtë marrëveshje,” tha Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights