Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
BRAHO 2 770x444

Kryetari i SPAK, Klodian Braho po raporton sot numrat dhe arritjet e Prokurorsë së Posaçme për vitin e shkuar. Mes shifrave të shumta, ai vë në dukje një rritje të efektivitetit në hetim dhe vendimeve të gjykatës.

“Po ju paraqes një përmbledhje të raportit vjetor. Ky raportim është për 2025-ën, kur është drejtuar nga Z.Dumani, të cilin e falënderoj.

SPAK vitin e shkuar ka rritur volumin hetimor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndjekjen e grupeve kriminale dhe zyrtarëve të lartë. Janë respektuar rekomandimet e Kuvendit dhe BE.

Gjatë këtij viti SPAK ka ndihmuar edhe në kuadër të raundit të 6-të të Këshillit të Europës. Kemi hetuar 871 procedime penale, me një rritje prej 4.9 përqind nga viti i shkuar.

Në krahasim me vitin 2024 është thuajse dyfishuar ky raport. Efektiviteti në hetim është 294 çështje të reja dhe 216 çështje të mbyllura, me një rritje prej 2.7 përqind. Numërohen 294 procedime penale te reja, 216 hetime te përfunduara.

Krahasuar me vitin 2024 vendimet e gjykatës janë rritur lehtë. Ka pasur nivel të lartë të efektivitetit në fazën e gjykimit. Gjykata e Lartë ka marrë 59 vendime finale dhe një vendim është marrë nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimet e fajësisë 87% të totalit, duke treguar nivelin e larte te efektivitetit te prokurorisë. Politika është udhëhequr nga proporcionaliteti dhe arresti me burg ka rënë me mbi 50 përqind si masë. Nga 434 persona në hetim, janë hetuar në burg 110 të arrestuar dhe 65 në mungesë”, tha mes të tjerash Braho.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights