Saturday, 28 November 2026
LIVE STREAM
FXMEDIAInformacion dhe aktualitet
KRONIKA

Sekuestrohen mbi 200 kilogramë marijuanë, arrestohen katër shtetas në Greqi, mes tyre edhe një shqiptar

25.10.2022 · fxmedianews.com

 Tre shtetas grekë dhe një shqiptar janë vënë në pranga nga policia greke.

Mediat greke raportojnë se arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit të Antidrogës së Athinës për arrestimin e kultivuesve-trafikantë të kanabisit.

Operacioni është në vazhdim në Ilinë malore dhe në rajonin e Atikës Lindore.

Sipas të njëjtave burime, deri më tani janë sekuestruar mbi 200 kilogramë marijuanë dhe janë asgjesuar mbi 500 rrënjë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights