Këngëtari i muzikës popullore Jurgen Kaçani ka publikuar në Instagram urimin e ëmbël për të bijën, Marina, e cila festoi dje 5-vjetorin e lindjes.

Krahas fotos me të shoqen dhe të bijën, Jurgen Kaçani ka shkruar një dedikim për vogëlushen e tij.

“25.10.2022 E bukura Marina ime Te uron babi nga zemra edhe 103 vite te tjera plot shendet dhe lumturi ashtu sic na ke lumturuar ti ne cdo dite qe nga momenti i pare qe te mbajtem ne krahe.

Falenderoj ZOTIN cdo dite per bekimin me te madh qe me ka dhene.Cdo perqafim cdo puthje cdo buzeqeshje e jotja na shton jeten zemren babit dhe uroj ate buzeqeshje ta kesh gjithe jeten.Gezuar Ditelindjen Dashuri. E gjithe bota je per ne”, shkruan këngëtari në Intsagram.

 
 

 

Jurgen Kaçani është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.

Këngët e tij, më së shumti në bashkëpunim me motrën, Marjola Kaçani janë pjesë e dasmave shqiptare.

Projekti i fundit muzikor i Jurgenit është kënga “Nipçe”, një dedikim për nipin e tij të vogël, i cili erdhi në jetë në maj të këtij viti.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights