Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Pas orëve të mesditës mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 7 m/s shoqëruar me valëzimin në dete i forcë 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 10/12 | Diell pak re |
| Kukës | 5/17 | Diell pak re |
| Lezhë | 12/21 | Diell pak re |
| Dibër | 4/18 | Diell pak re |
| Durrës | 11/23 | Diell pak re |
| Tiranë | 12/24 | Diell pak re |
| Elbasan | 8/25 | Diell pak re |
| Berat | 5/24 | Diell pak re |
| Vlorë | 9/20 | Diell pak re |
| Korçë | 5/19 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 4/22 | Diell pak re |
| Sarandë | 11/21 | Diell pak re |
