Rama tr 1024x576

Në kuadër të bashkëbisedimeve për “Punët e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte, më 10 prill, një takim me pensionistë të njësisë nr. 2 në kryeqytet.

Në këtë takim, po diskutohet për rritjen ekonomike dhe politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve me bonuset e përvitshme dhe rritjen që do të vijojë sipas kategorive për t’u 5-fishuar deri me 2030-ën.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Delina Ibrahimaj tha se qeveria e kishte mbajtur premtimin për rritjen e pensioneve.

“E filluam me rritjen e pagave në administratë dhe e thamë që reforma mbrapa është rritja e pensioneve dhe në fakt dy vite pas pagave rritëm të ardhurave të pensioneve.”, tha ajo duke theksuar se nuk do të ketë pension nën 200 euro dhe dalëngadalë është projektuar një trajektore rritëse.

Edhe zv.ministrja Olta Manjani e shpjegoi këtë trajektore, duke thënë se rritja ka nisur me 18 mijë lekë në muaj dhe rritja do të vijojë duke u dyfishuar vitin e radhës, trefishuar më pas, derisa të pesëfishohet ne vitin 2030.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights