Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje, më 10 prill, në Gjirokastër, ku pronari i një hoteli ka rënë nga taraca e një ndërtese 15 metra të gjatë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në kilometrin 2 në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një prej bashkëpronarëve të hotelit 60-vjeçari me inicialet K.S, ka rënë nga taraca e tij në rrethana ende të paqarta.
