Screenshot 2 3 1024x577

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, në një deklaratë për mediat sot në 10 prill, foli për një sërë çështjesh të rëndësishme të vendit. Ai foli për Samitin e Diasporës, për anëtarësimin e vendit në BE, shërbimin e jashtëm etj.

Hoxha u shpreh se Samiti i Diasporës, që mbahet pas disa ditësh në Tiranë, është me rëndësi, që të ketë raporte më të ngushta mes institucioneve shqiptare dhe diasporës.

“Ne duam që të forcojmë lidhjet me diasporën. Për tre ditë a katër ditë do të kemi Samitin e Diasporës. Duam që të kemi një diasporë, që të jetë e fuqishme, aty ku ndodhet. Ne duam të forcojmë lidhjet me diasporën. Në Samit do të flitet për ekonominë, kulturën për shumë çështje që shqetësojnë sot diasporën. Ne duam që të përfshijmë sa më shumë ata në vendimmarrjet kombëtare”, tha Hoxha.

Duke folur për anëtarësimin në BE, vlerësoi se ky është interesi më i madh strategjik i Shqipërisë.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është interesi më i madh strategjik i vendit. Gjithë aparati qeveritar ka si synim anëtarësimin në Bashkimin Europian. Shqipëria ka bërë një përparim shembullor, për të përmbushur detyrimet dhe që janë përmbajtja e asaj që ne quajmë procesi negociues. Ne kemi diskutuar në gjimnaze, në universitete dhe ambiente të tjera. Ne kemi shkuar tek ata individë, që do të jenë të parët që do të shijojnë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Integrimi është proces transformimi që ndodh në vend. Ne do përpiqemi që të bëjmë çdo qytetar bashkëpjesëmarrës në këtë proces historik për Shqipërinë”,  u shpreh ministri.

Foli dhe për protestën e studentëve shqiptarë në RMV, që kërkojnë provim në shqip kur të mbrojnë diplomën. Hoxha deklaroi se Tirana zyrtare mbështet të drejtën për përdori të gjuhës shqipe në vendin fqinj.

“Studentët kanë artikuluar kërkesën e tyre, që të japin provimin në gjuhën shqipe. Studentët në Maqedoninë e Veriut thonë me të drejtë se kanë studiuar për katër a pesë vite në gjuhën shqipe dhe iu kërkohet që të japin provimin në fund në gjuhë tjetër. E drejta e gjuhës për studentët shqiptarë nuk duhet të vihet në diskutim. Kjo çështje duhet të kanalizohet në raport me standardet e BE-së. Të dyja vendet synojnë që të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian. Ne duam që kjo çështje të mos penalizohet. Ajo që na intereson janë zgjidhet. Ky është pozicioni ynë. Shqipëria mbetet për marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet fqinje’, deklaroi kryediplomati.

Kritikoi në disa aspekte edhe shërbimin e jashtëmduke thënë se duhet të jetë më profesional.

Unë kam shërbyer në shërbimin e jashtëm për shumë vite. Shërbimi i jashtëm sot ka njerëz të shkëlqyer, nëpunës publikë shembullorë, me të cilët duhet të jemi krenarë. Diplomatët tanë shërbejnë në rrethana, që nuk janë të lehta. Jo të gjithë shërbejnë në vende të mira. Nuk është e lehtë. Ndonjëherë partnerja nuk gjen punë, fëmijët e kanë të vështirë në shkollë. Por, diplomatët tanë veprojnë edhe në mjedise shumë sfiduese, duke pasur parasysh dhe vende si Gjiri Persik. Por ka dhe probleme. Nuk na pret bota që ta pijmë kafen e mëngjesit dhe nuk ndalet bota në orën 16:00. Nuk mund të kënaqemi me gjëra sipërfaqësore. Situata sot kërkon vendimmarrje ndonjëherë të shpejtë dhe të mençur. Shërbimi i jashtëm duhet të jetë profesional. Sepse nëse sot shërbimi i jashtëm mbron veç interesin e Shqipërisë, nesër do të mbulojë interesa më të gjera. Trupa diplomatikë duhet të jetë me integritet, si një administratë europiane dhe efikase”, tha Hoxha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights