1 prill FOTO 1024x683

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për qarkun e Shkodrës.

Në komunikimin me gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes, Karakaçi tha se projekti quhet “Porta e Alpeve” dhe është i financuar në vlerën 50 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve dhe 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Pra, kemi një vlerë totale prej 100 milionë euro për projektin ‘Porta e Alpeve’ në Shkodër, për projekte infrastrukturore të natyrave të veçanta. Programi dhe marrëveshja kanë disa komponentë. I pari ka të bëjë me rehabilitimin e shesheve urbane, rikonstruksionin e bulevardeve dhe krijimin e qendrave multifunksionale, duke u dhënë më shumë hapësira qytetarëve të të gjithë qarkut”, tha ai.

Sipas Karakaçit, komponenti tjetër lidhet me investime infrastrukturore në akset që lidhin bregdetin e Velipojës, liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës dhe zonën e Malësisë së Madhe dhe Alpeve.

“Një komponent tjetër ka të bëjë me investime në rrjetin e kanalizimeve dhe ujësjellësit, si dhe me transportin urban dhe elementë të tjerë turistikë për menaxhimin e mjedisit urban”, tha Karakaçi.

Ministri Karakaçi nënvizoi se “kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse krijon për herë të parë një korridor të integruar midis Alpeve dhe bregdetit Adriatik, duke krijuar mundësi për një sezonalitet të plotë turistik, nga dimri në verë, si dhe duke qëndruar më afër qytetarëve dhe duke përmirësuar zhvillimin ekonomik të gjithë qarkut të Shkodrës”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights