📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
GJYKATA BERAT 770x425

Gjykata e Beratit ka lënë në burg, 39-vjeçarin, Sabri Likaj, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij të mitur, vetëm 15 vjeçe.

Mësohet se 39-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën dhe se ka deklaruar se nuk e ka prekur asnjëherë mbesën e tij dhe se gjithçka është sajuar nga kunata, pasi ata janë në konflikt për banesën.

Pasi dëgjoi organin e akuzës dhe të pandehurin, gjyqtari Ervis Koxhaj, ka vendosur cilësimin e ligjshëm të arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 39-vjeçarin Sabri Likaj, banues në fshatin Gjeroven në Berat.

Sabri Likaj u arrestua 3-ditë më parë, pas denoncimit të bërë në DVP-në Berat nga mbesa ,shtetësja N.L,15-vjeçe dhe nëna e saj. Ai akuzohet për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 200/2 i Kodit Penal.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights