WhatsApp Image 2026 03 26 at 10 sd

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka pranuar se në QSUT pas datës 20 nuk do të mund të kryhen analizat për të shtruarit, për shkak të mungesës së fondeve.

Ajo tha se po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet më pas vlerësimi për adresimin e problemit dhe zgjidhjen e tij.

“Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjithë të dhënat, e mbi bazën e të dhënave planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja.

Po ashtu ajo tha se qeveria ka miratuar sot disa ndryshime sa i takon funksionimit të Komisionit të Çmimeve të Barnave.

Ky hap sipas saj synon të rrisë transparencën në përcaktimin e çmimeve, të përshpejtojë procedurat administrative dhe të garantojë furnizimin e qëndrueshëm të barnave, veçanërisht të atyre që janë të vetmet në treg.

“Ky vendim vjen si një nevojë e hershme për shpejtimin e procedurave dhe garantimine furnizimit të qëndrueshëm të barnave për qytetarët”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights