Një 69-vjeçar ka humbur jetën sot në 25 mars në fshatin Dom të njësisë administrative Gurë të Klosit.
Viktima dyshohet se duke prerë dru, ka rrëshqitur dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Mat / Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69 vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
