Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Bruksel si folës në panelin e nivelit të lartë “Zgjerimi dhe zhvillimi: Çfarë na diktojnë shifrat”, aktivitet i drejtuar nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.
Gjatë fjalës së tij, Malaj prezantoi progresin e qëndrueshëm që po bën Shqipëria në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian, duke theksuar se ekonomia shqiptare po shfaq një performancë gjithnjë e më solide.
Sipas tij, rritja ekonomike mbi mesataren, ulja graduale e borxhit publik, shtimi i investimeve dhe transformimi strukturor janë tregues të qartë të një ekonomie më konkurruese dhe më rezistente ndaj sfidave globale.
Ministri nënvizoi se këto arritje janë rezultat i reformave të thella dhe një vizioni të qartë zhvillimi, duke shtuar se iniciativa “Shqipëria 2030” do të vijojë me vendosmëri rrugën drejt integrimit europian.
