Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka takoi sot protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të së dielës. Ai u shpreh se pushteti i inkiminuar do të marrë fund dhe se populli opozitar do të vendosë për fatin e atyre që ai i quajti “bandë kusarësh”.
“Ndihesh keq kur sheh qytetarët e arrestuar për të drejtat e tyre, për një Shqipëri pa korrupsion, pa krim dhe pa narkoregjim. Pushteti i horrave nuk do të ketë të gjatë, do të marrë fund, dhe populli opozitar do të japë verdiktin për këtë bandë kusarësh”, u shpreh Noka.
Për pyetjet e gazetarëve lidhur me dhunën ndaj deputetëve dhe policinë, Noka tha se çdo oficer që dhunon opozitarët dhe qytetarët, çdo drejtues ose punonjës që përfaqëson bandën e pushtetit, do të konsiderohet armik i ligjit dhe do të përgjigjet para drejtësisë.
“Ne po mbajmë shënim çdo emër dhe do t’i denoncojmë. Një ditë, shumë shpejt, çdonjëri prej tyre do të japë llogari para ligjit”
