Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO mbi objektivat serbe, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si vendimtare për mbrojtjen e popullit të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani rikujtoi momentet kritike të vitit 1999, kur, sipas saj, populli i Kosovës përballej me rrezikun e shfarosjes nga Serbia.
“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”, shkroi presidentja.
Në mesazhin e saj, ajo bashkëngjiti edhe një video historike të ish-presidentit të Shtetet e Bashkuara, Bill Clinton, i cili në atë kohë argumentoi ndërhyrjen ushtarake për të ndalur spastrimin etnik dhe dhunën në Kosovë.