Kj

Edhe qyteti i Kavajës, njësoj si mbarë bota myslimane, kremtoi sot festën e Fitër Bajramit.

Që në orët e para të mëngjesit, mijëra besimtarë u mblodhën në shëtitoren e bulevardit kryesor, duke krijuar një atmosferë të veçantë përkushtimi dhe bashkimi. Siç është bërë tashmë traditë, ceremonia nisi pas faljes së namazit të sabahut, për të vijuar me lexim të Kuranit dhe tekbire kushtuar Krijuesit.

Më pas, myftiu i Xhamisë së Lagjes, në fjalën e tij drejtuar besimtarëve, ndaloi te vlerat themelore të fesë islame, duke rikujtuar rëndësinë e mesazhit hyjnor dhe udhëzimeve të para që Zoti u ka dhënë njerëzve.

Namik Myrto, imam i Xhamisë së Lagjes Ndërkohë, edhe imami i Xhamisë së Qendrës, Gentian Nela, u ndal te madhështia e krijimit dhe fuqia e Zotit mbi gjithësinë dhe çdo gjallesë.

Ceremonia vijoi më pas me faljen e namazit të Fitër Bajramit, ku besimtarët u bashkuan në lutje dhe falënderim.

Në vijim, gjatë hutbes, Myftiu i Kavajës, Besnik Leçini, theksoi rëndësinë e jetës së njeriut dhe përgjegjësinë për ta jetuar atë me vlera, duke u kujdesur që të mos shpërdorohet. Ai përcolli gjithashtu urimet për festën, duke uruar paqe dhe begati për të gjitha familjet.

Pas përfundimit të ceremonisë, besimtarët u përqafuan me njëri-tjetrin, duke lënë pas çdo hatërmbetje dhe duke ndarë gëzimin e kësaj dite të shenjtë. Festa vijoi më pas në familje, ndërsa në hollin e Xhamisë së Qendrës u organizua një pritje simbolike, ku u zhvilluan vizita nga qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe figura publike.

Një moment i veçantë që tërhoqi vëmendjen ishte edhe një bisedë spontane mes besimtarëve dhe kryetarit të bashkisë së Kavajës, i cili u pyet përse nuk ishte rreshtuar në safin e parë, siç ndodh shpesh me drejtuesit vendorë.

Edhe pse Myftiu i Kavajës, Besnik Leçini, theksoi se ishte nder për institucionin që ai të ishte në rreshtin e parë, kryebashkiaku zgjodhi të përgjigjej me përulësi, duke thënë se pavarësisht detyrës që mban, ai është njësoj si çdo qytetar dhe preferon të falet aty ku është falur që në fëmijëri, pranë babait të tij.

Ky gjest u vlerësua si një shenjë modestie dhe respekti ndaj komunitetit.

Me kamerën e Drita TV, morëm edhe urimin e kryetarit të bashkisë për të gjithë besimtarët me rastin e kësaj feste.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights