Karakaci sd

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi në një dalje për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ndërsa foli për çmimin e karburanteve. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për kërkesën e depozituar nga opozita, për uljen e taksës së qarkullimit.

Ai theksoi se është gjetur një model, që taksa merret nga karburantet.

“Taksa e qarkullimit që të ulet 45 lekë, do të thotë që të jetë aq, Por nuk është aq. Taksa e qarkullimit është në të gjitha venet e BE, por është e segmentuar, në pagesat e taksave të qarkullimit dhe të mjeteve.

Marrja e taksës së qarkullimit në pikën e karburantit është me e mirë, pasi ai që paguan më shumë litra karburant, ka më shumë taksa. Jemi duke ndjekur në mënyrë dinamike tregun e karburanteve.

Ajo që kemi ndjekur, është një model i vendosjes së çmimit tavan.

Ky bord, siç u njoftua dhe dje, është aty dhe mund të krijohet me një vendim.

Po e shohim problemin në dinamikë. Siç është mungesa në treg e hidrokarbureve, a ka apo jo.

Ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem për furnizimin.

Pasi nafta vjen nga rrugë të tjera detare.”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights