Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me kthjellime. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët e të karakterit lokal prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e pasdites, në jug dhe qendër të territorit.
Në intervale afatshkurtra reshje në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet malore lindje-juglindje mbi 1000-1100 metra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-lindje me shpejtësi 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 14 m/s, me valëzimin në det 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 4/17 | Diell re |
| Kukës | 4/13 | Diell re |
| Lezhë | 5/17 | Diell re |
| Dibër | 1/14 | Diell re shi |
| Durrës | 6/18 | Diell re shi |
| Tiranë | 7/18 | Diell re shi |
| Elbasan | 6/18 | Diell re shi |
| Berat | 4/19 | Diell re shi |
| Vlorë | 7/18 | Diell re shi |
| Korçë | 1/12 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 5/16 | Diell re shi |
| Sarandë | 7/18 | Diell re shi |
