Tre shtetas të Kosovës kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në një punishte ndërtimi në Vjenë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi për rastin duke shprehur tronditjen për ngjarjen dhe duke theksuar se institucionet janë në koordinim për t’u dalë në ndihmë familjeve të viktimave.
“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”, ka shkruar Kurti.
Ai theksoi se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Vjenë, me qëllim që të ofrohet e gjithë mbështetja e nevojshme për familjarët e viktimave.
Autoritetet kosovare konfirmuan se tre nga viktimat janë shtetas të Kosovës: Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliu (1977) si dhe Istref Zekaj.
