Capture 103 770x408

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Ergys Agasi lëviz i lirë në Tiranë pavarësisht se ndaj tij është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

“Vijojnë qarkullimin e Ergys Agasit, i lirshëm fare dhe sipas qytetarit digjital është parë me makinën e tij jo në eskortën e Ramës siç ka qenë më parë, por është parë duke ikur për në Surrel.

A fshihet ai në Surrel apo shkoi për një takim atje, këtë nuk mund ta them por ju them me siguri se Agasit ndaj të cilit do t’i hiqet edhe masa e arrestit, jua them unë, sepse Rama dhe Sadushi e çlirojnë nga kjo masë”, tha ai.

Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës kombëtare më 22 mars.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se 22 marsi është mundësia e qytetarëve që të marrin në duar fatet e tyre dhe të tregojnë revoltën dhe zemërimin ndaj asaj që e quajti “narko-regjim”.

“Gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narko regjimit dhe janë vetëm shqiptarët që do të marrin fatin në duart e tyre. Më 22 mars është dita e kryengritjes më të fuqishme ndaj ftoj çdo shqiptar në rrugë dhe sheshet e Tiranës të tregojmë revoltën, zemërimin, përçmimin tonë ndaj regjimit”

Kreu i PD Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e garës për të drejtuar PD.

Në një konferencë me mediat në selinë blu, Berisha nënkuptoi se një gjë e tillë është e pashmangshme.

“Kush të tha që jo, si e bën këtë pyetje?”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights