Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, iu përgjigj komenteve të Taulant Ballës në lidhje me seancën e sotme të Kuvendit.
Noka shprehet se Kuvendi nuk ka mbajtur kurrë një seancë të tillë për miratimin e procesverbaleve.
Sipas Nokës, opozita ka vetëm një objektiv: largimin e sektit të ndyrë të Rilindjes.
Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:
PD nuk i shërben si fasadë narkoregjimit.
Partinë Demokratike po ju çmonton një e nga një derisa t’ju rrëzojë të gjithëve. Ju jeni ilegjitim.
Shqiptarët, të çdo krahu qofshin, ju kanë parë e ju kanë kuptuar se ç’mall jeni, një organizatë kriminale që vidhni popullin më të varfër në Europë. Ju jeni errësira, sepse përfaqësoni korrupsionin dhe kartelet e drogës. Ju kurrë s’mund t’i ofroni dritë dhe perspektivë këtij vendi.
Prej jush u ndërpre rruga europiane e Shqipërisë.
Për shkakun tuaj, sot jemi delja e zezë e Europës. Ju krijuat precedentin e parë antishtet, duke iu bërë barrikadë njerëzore drejtësisë.
Ti personalisht i linjës 0900, je një ndër subjektet që të del emri kudo. Te droga, te vrasjet, te korrupsioni, kudo lexohet emri yt.
Shefit tënd Narkosit, po se po.
Opozita ka një objektiv: T’ju rrëzojë juve që të rihapë rrugën e integrimit europian të vendit.
Thirrje në seancë plenare, me rend dite miratimin e procesverbaleve ka 35 vjet ky kuvend që s’ka pasur. Përjashtim bën dita e parë e legjislaturës.
Niko Peleshin e keni kapur peng me 60 megat e paneleve në Kolonjë, por opozitën kurrë s’e keni shansin ta kapni peng e ta përdorni për fasadë.
Ne kemi një objektiv: Sektin tuaj të ndyrë të Rilindjes, ta qërojmë nga drejtimi i shtetit dhe për këtë do luftojmë. Siç iku Proda, Belinda dhe Ergys Agasi, ashtu do ikësh edhe ti, do iki Rama e ca të tjerë aty. Shqipëria do çlirohet nga sekti juaj. Asgjë dhe asnjë s’e ndal dot fundin tuaj.
