Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogorasë, sot në orën 12:00 është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar pranë daljes së tunelit, në drejtim të Palasës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se shpërthimi do të realizohet rreth 850 metra nga dalja e tunelit me një sasi të vogël eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës dhe avancimit të punimeve infrastrukturore në këtë segment.
Sipas ARRSH, procesi është koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë zhvillimit të punimeve. /j.p/
