7e46c10e 8a90 44bd a0d7 5af8fce56b26 696x452

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, gjatë së cilës u riafirmuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha theksoi se gjatë bisedës u diskutua për forcimin e partneritetit mes dy vendeve, procesin e integrimit evropian dhe projekte të rëndësishme për zhvillimin dhe lidhshmërinë rajonale.

“Për ne, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i NATO-s dhe një partner i ngushtë rajonal”, theksoi Hoxha.

Ministri Hoxha nënvizoi gjithashtu solidaritetin e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut në përvjetorin e tragjedisë në Koçan, si dhe rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe avancimin e bashkëpunimit për projektin e Korridorit VIII.

“Në përvjetorin e tragjedisë në Koçan, përsërita solidaritetin tonë dhe angazhimin e fortë të Shqipërisë për të qëndruar pranë institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në momentet që kërkojnë solidaritet, mbështetje të ndërsjellë dhe bashkëpunim më të fortë rajonal”, u shpreh Hoxha.

Ai shtoi se gjatë bisedës u ra dakord se integrimi evropian i dy vendeve, dhe i të gjithë Ballkanit Perëndimor, është me rëndësi strategjike dhe përfaqëson investimin më të mirë në stabilitet dhe siguri, si për rajonin, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.

Po ashtu, u riafirmua gjithashtu rëndësia e madhe e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gurthemel i bashkëjetesës ndëretnike dhe stabilitetit institucional në vend.

Në këtë drejtim, Hoxha nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, përmes zgjidhjeve që respektojnë parimet kushtetuese dhe pasqyrojnë karakterin shumëetnik të vendit.

“Së fundmi, ramë dakord për rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit për zbatimin e KorridoritVIII, një projekt kyç për lidhshmërinë dhe zhvillimin rajonal”, përfundoi Hoxha

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights