1722365217 parlament

Në seancën plenare të kësaj të enjteje, u miratuan dekretet e presidentit Bajram Begajt, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime në poste ministrore.

Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit.

Pavarësisht kësaj, kryeparlamentari Niko Peleshi i kaloi një më një dekretet për votim, të cilët morën nga (83/82/84 vota pro në varësi të secilit propozim).

Emërohen në detyrë:

Albana Koçiu, emërohet zëvendëskryeministre me 83 vota.

Ferit Hoxha, emërohet Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me 83 vota.

Besfort Lamallari, emërohet Ministër i Punëve të Brendshme me 83 vota.

Ermal Nufi, emërohet Ministër i Mbrojtjes me 83 vota.

Toni Gogu, emërohet Ministër i Drejtësisë me 83 vota.

Enea Karakaçi, emërohet Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë me 83 vota.

Erjona Ismaili, emërohet Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 82 vota.

Largohen nga qeveria:

Belinda Balluku shkarkohet si Zëvendëskryeministre dhe Ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë, me 85 vota.

Elisa Spiropali shkarkohet si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme me 83 vota.

Pirro Vengu shkarkohet si Ministër i Mbrojtjes me 81 vota.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights