Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja prezantoi sot kryetarin e ri të Degës Doganore Fier, Eridjol Xhafa.
Gjatë takimit me stafin, kreu i DPD-së theksoi rëndësinë e forcimit të profesionalizmit, rritjes së efikasitetit dhe garantimit të zbatimit korrekt të legjislacionit doganor, në funksion të rritjes së të ardhurave dhe përmirësimit të shërbimit ndaj biznesit.
Beja i uroi suksese kryetarit të ri në përmbushjen e detyrës, duke theksuar se mbështetja institucionale do të jetë e plotë për realizimin e prioriteteve dhe forcimin e mëtejshëm të rolit të Degës Doganore Fier.
Beja vlerësoi Kosta Vjeron për punën dhe kontributin e dhënë në drejtimin e deritanishëm të degës, duke vlerësuar angazhimin dhe përgjegjshmërinë e treguar.
