Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, tha sot se shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ndodhi për shkak të presionit të qytetarëve.
Balliu theksoi se largimi i tij është “rezultat i drejtpërdrejtë i presionit qytetar, i protestave të opozitës dhe i denoncimeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike”.
Megjithatë, shtoi Balliu “zëvendësimi i tij me Sokol Bizhgën nuk përbën reformë, por vazhdimësi.
“Ky emërim synon të garantojë vijimësinë e një sistemi bashkëpunimi mes pushtetit politik dhe krimit”, tha deputeti i PD-së.
Balliu theksoi së zëvendësimi i Prodës me një emër tjetër nuk mjafton, pasi problemi nuk është individi, por sistemi që e prodhon dhe e mbron.
Sipas tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të përdorë çdo mjet demokratik për të çliruar institucionet nga ndikimi kriminal dhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin tek shteti.
“Qytetarët kanë treguar se rezistenca funksionon. Dhe ky është vetëm fillimi. Beteja jonë është për një Shqipëri të sigurt, evropiane dhe të ankoruar fort në aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët perëndimorë
