Ministria e Jashtme e Shqipërisë sot në 28 shkurt iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael, të tregojnë kujdes të shtuar, pas sulmit izraelit me raketa mbi Teheran.
MEPJ njofton qytetarët shqiptarë që të tregojnë kujdes, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.
Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael
Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:
+972549042813
+972544806601
‼️ Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.
MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.
MEPJ njoftim për qytetarët shqiptarë në Iran
Ministria e Jashtme ka bërë një njoftim publik edhe për shqiptarët që jetojnë në Iran. MEPJ shprehet se shqiptarët që jetojnë në Republikën Islamike duhet të tregojnë kujdes të shtuar.
“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.
MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar.
Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:
ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: embassy.doha@mfa.gov.al
Tel: +974 77180778
ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: embassy.kuëait@mfa.gov.al
Tel: +965 94048219
ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al
Tel: +966501422449.
ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: embassy.UAE@mfa.gov.al
Tel: +971 50 980 7881
ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: embassy.ankara@mfa.gov.al
Tel: +90 (549) 561 19 85”, thuhet në njoftim.
