📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
640 0 spak

SPAK rilexon pretencën për dosjen e “Metamorfozës”, pasi dosja u veçua nga të pandehurit e tjerë dhe iu nënshtrua gjykimit të shkurtuar.

Akuzat e ngritura janë për siguri kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal, armëmbajtje pa leje.

SPAK ka kërkuar, sipas Anila Hoxhës dënimin e biznesmenit Pellumb Gjoka me 14 vite burg. Për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj, kërkoi 9 vite burg. Nëse shpallen fajtorë, ata përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe u ulet 1/3 e dënimit.

Seanca e radhës u shty për më 9 mars, ku priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.

Sakaq, biznesmeni Pellumb Gjoka, bashkë me disa të pandehur të tjerë, po gjykohen me procedurë të zakonshme në një dosje tjetër të “Metamorfozës” për vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights