Screenshot 8

Qëllimi i mazhorancës nuk është t’i imponojë opozitës emra të përveçshëm për president, tha zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Prandaj ai tha se kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me dy liderët e opozitës, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku.

“Mazhoranca prej 66 numrave nuk ka mundësi përmes një emri të njëanshëm të marrin votën e garantuar edhe të opozitës për t’i bërë 80 vota. Ky është konkludimi i mazhorancës”, tha ai të hënën para gazetarëve.

Kanë mbetur vetëm shtatë ditë nga afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights