Screenshot 1 84 696x403

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi sot se po përgatitet një paketë për dëmet në bujqësi dhe blegtori nga përmbytjet e muajve të fundit.

Në një konferencë për shtyp lidhur me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Armatosur, emergjencave civile dhe industrisë ushtarake 2026, Vengu tha se “siç është bërë praktikë e rregullt dhe në zbatim të parashikimeve ligjore Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile  ka mbështetur Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe bashkitë nga dëmet sidomos në blegtori dhe bujqësi. Jemi tashmë gati që me Ministrinë e Financave të bëjmë gati një paketë kompenismi nga dëmet sidomos në bujqësi dhe blegtori”.

“Pjesën e pasojave të zjarreve dhe banesave e kemi ezauruar dhe fondet e kompensimeve janë alokuar dhe janë shpërndarë nga bashkitë”, tha Vengu.

Ministri Vengu u ndal edhe tek situata e reshjeve dhe masat e marra.

“Rreshjet intensive në nëntor të vitit të kaluar dhe në janar e shkurt krijuan problematika në shumicën e baseneve lumore dhe në disa nga zonat ujëmbledhëse në tërësi. Nën koordinimin e AKMC, Forcave të Armatosura dhe veçanërisht komanda mbështetëse e Emergjencave Civile dhe repartet xheniere kanë qenë të angazhuara në erren në vijimësi dhe vazhdojnë të jen në terren edhe në këto momente”, theksoi Vengu.

Vengu u shpreh se “është kryer edhe operacionet e kërkim-shpëtimit në Klos bashkë me Forcat e Kosovës dhe një mision që vijon ende në basenin e Osumit dhe kemi këtu një angazhim maksimal”.

Gjithashtu, shtoi ai, forcat xheneiere kanë qenë të angazhuara në të gjithë territorin për dy arsye për të hapur akset e bllokuara nga rrëshqitjet herë pas here në zonat rurale për të rehabilituar infrastrukturën kritike ura apo prita.

“Në këtë mënyrë jemi gjendur banorëve të zonave të prekura në mënyrë që të kemi sa më shumë siguri për ta, pavarësisht numrit të lartë të rrëshqitjeve që ka pasur në mbarë vendin përjashtuar”, tha Vengu.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights